Mamurras, shkëmbim zjarri mes policisë dhe të shpallurit në kërkim, plagoset ky i fundit.

Një person i plagosur ka mbërritur në Spitali Universitar i Traumës, pasi fillimisht është transportuar në spitalin e Kurbinit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ndodhur në Mamurras gjatë një ndërhyrjeje të policisë për neutralizimin e tij. Burime bëjnë me dije se efektivët kanë përdorur armën e shërbimit, pasi i plagosuri dyshohet se ka qenë i armatosur dhe ka tentuar të kryejë veprime ndaj forcave të policisë.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033