Ledjo Xhelaj, 18-vjeçari i dashuruar pas muzikës popullore !

Kjo e shtunë, emisioni “Personazhe në Fokus” do të sjellë historinë frymëzuese të Ledjo Xhelaj, 18-vjeçarit nga Selenica, i cili po ndjek ëndrrën e tij për muzikën popullore mes pasionit, talentit dhe emocioneve të moshës së re.

I lindur në Selenicë dhe banues mes Selenicës dhe Vlorë, Ledjo u frymëzua dy vite më parë nga notat muzikore dhe forca e zërit të tij, duke u bërë pjesë e aktiviteteve artistike të organizuara nga institucionet lokale, por edhe e gezimeve familjare ku kënga popullore mbetet zemra e shpirtit tëij artistik.

Me interpretimet e tij, ai sjell tek publiku emocionin dhe traditën e këngës popullore shqiptare, ashtu si jehona e dallgëve të detit që përplasin tingujt mbi brigjet e gurta të jugut.

Historia e Ledjo Xhelaj terhoqi vëmendjen e stafit të emisionit “Personazhe në Fokus”, pas një telefonate nga familjarët, të cilët janë ndjekës të rregullt të programeve të TV Apollon. Menjëherë, stafi i emisionit udhëtoi drejt Selenicë për të sjellë nga afër historinë reale të një djali që jeton mes muzikës dhe shkollës.

Në një ambient të gjelbëruar, përballë pyetjeve të gazetarit Ndriçim Gjoshi, Ledjo tregoi emocionet e tij, duke dëshmuar se ndonjëherë për një artist është më e lehtë të këndojë sesa të flasë. Një i ri në moshë, por me një zë që buron nga shpirti, ai sjell emocion dhe ndjenjë në çdo interpretim.

Premtimi i stafit dhe dëshira e 18-vjeçarit nga Selenicë tashmë është bërë realitet. Kjo e shtunë, Ledjo Xhelaj do të jetë i ftuari i radhës në emisionin “Personazhe në Fokus”, që transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00 në TV Apollon.

Mos e humbisni këtë episod emocionues, ku ëndrra dhe realiteti bashkohen nën tingujt e zërit të ëmbël të Ledjos.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033