Qendra shëndetësore në Cakran ofronë shërbim të pandërprerë mjekësor , 24 orë në ditë për rreth 20 mijë banorë të kësaj njësie administrative, duke mbuluar gjithashtu nevojat shëndetësore edhe të tre njësive administrative përreth. Falë përmirësimit të infrastrukturës, shtimit të shërbimeve dhe angazhimit të stafit mjekësor, banorët kanë tashmë më shumë akses në kujdesin shëndetësor pranë vendbanimit të tyre.
Qytetarët shprehen se ofrimi i shërbimeve në çdo orë të ditës ka lehtësuar ndjeshëm marrjen e ndihmës mjekësore, sidomos në rastet urgjente, duke shmangur lëvizjet drejt qytetit. Sipas tyre, zgjerimi i aksesit dhe përmirësimi i kushteve në qendrën shëndetësore kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe sigurisë për komunitetin.
Sot ndihemi më të sigurt kane thene gjithashtu banoret sepse s shërbimi është pranë tyre dhe mjekët janë të gatshëm në çdo kohe , shprehen banorët, të cilët vlerësojnë investimet dhe përkushtimin e personelit shëndetësor në këtë zonë.