Hipizmi dhe turizmi rural, një eksperiencë unike për vizitorët në Gjirokastër !

Turizmi në Gjirokastër po pasurohet gjithnjë e më shumë me aktivitete që ndërthurin natyrën, aventurën dhe traditën. Ditë më parë kanë nisur shëtitjet turistike me kuaj, një eksperiencë që po tërheq interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Udhëtimi me kuaj në zonat karakteristike të Gjirokastrës është kthyer tashmë në një mbresë të veçantë për turistët, të cilët kanë mundësinë të eksplorojnë peizazhet natyrore dhe bukuritë e turizmit rural në një mënyrë ndryshe.

Hipizmi dhe kalërimi po pasurojnë guidat turistike të zonës, ndërsa promovojnë vlerat natyrore, traditën dhe kulturën lokale. Përmes këtyre aktiviteteve, vizitorët njihen më nga afër me jetën rurale, shtigjet malore dhe mikpritjen karakteristike të jugut të Shqipërisë.

Operatorët turistikë shprehen se interesi për aktivitete të tilla është rritur ndjeshëm, duke e kthyer hipizmin në një atraksion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër, veçanërisht gjatë sezonit pranveror dhe veror.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033