Ka nisur pastrimi i kanalit kullues që shërben për vaditjen e tokave bujqësore në zonën e Tërbufit dhe Myzeqesë. !

Këto pamje i përkasin kanalit kryesor kullues, i cili prej ditësh po i nënshtrohet një procesi pastrimi nga kallamishtet dhe mbeturinat e grumbulluara ndër vite. Për një gjatësi prej rreth 3 deri në 5 kilometra, kanali kishte pësuar bllokime të shumta, duke penguar rrjedhën normale të ujit dhe duke vështirësuar vaditjen për fermerët e zonës.

Falë ndërhyrjes së Drejtorisë së Bordit të Kullimit dhe Kanaleve, puna për rehabilitimin e tij është drejt përfundimit. Autoritetet bëjnë me dije se, me afrimin e sezonit veror, ky kanal do të jetë plotësisht funksional dhe i gatshëm për të përballuar nevojat e fermerëve.

Kanali përshkon tokat bujqësore të dy bashkive, asaj të Lushnjës dhe Divjakës, duke qenë një ndër arteriet kryesore të vaditjes për këtë zonë të rëndësishme bujqësore.

Pas përfundimit të punimeve, pritet që fermerët të mos kenë më vështirësi në sigurimin e ujit për vaditjen e tokave të tyre.

Ndërkohë, banorët e zonës e kanë mirëpritur këtë ndërhyrje, duke e konsideruar si jetike për mbarëvajtjen e sezonit bujqësor.

Sipas tyre, mungesa e mirëmbajtjes ndër vite kishte sjellë probleme të vazhdueshme në furnizimin me ujë.

Pastrimi i kanalit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit bujqësor dhe përmirësimin e cilësisë së tij.
Gjithashtu, kjo ndërhyrje ul rrezikun e përmbytjeve në rast reshjesh intensive.

Autoritetet lokale bëjnë apel për mirëmbajtje të vazhdueshme dhe bashkëpunim me komunitetin për ruajtjen e këtij investimi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033