Në qytetin e Lushnjë u inaugurua një ambient i rikonstruktuar, tashmë i kthyer në një qendër rinore të teknologjisë dhe inovacionit, e njohur si “YOUTecH”, e vendosur pranë Muzeu i Qytetit Lushnjë.
Kjo qendër shënon një hap të rëndësishëm për fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e ideve novatore në komunitet.
Hapësira e re do të shërbejë si një pikë takimi për kreativitetin, teknologjinë dhe bashkëpunimin, duke u dhënë të rinjve mundësinë të eksplorojnë potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në të ardhmen digjitale.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë të rinj të qytetit, përfaqësues institucionalë dhe drejtues lokalë. Projekti është financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë në bashkëfinancim me Bashkinë Lushnjë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe kryebashkiakja Eriselda Sefa, e shoqëruar nga nënkryetarja Maldrita Bardho, si dhe drejtuesja e Qendrës Rinore, Sara Bodë.
Ky investim synon të afrojë më shumë të rinjtë me teknologjinë dhe inovacionin, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillim dhe përfshirje aktive në jetën sociale dhe ekonomike të qytetit. Një nismë që lidh historinë me të ardhmen digjitale të Lushnjës.