Menaxhimi i mbetjeve urbane ne Levan te bashkise Fier eshte i deshtuar!

Tymi i shkaktuar nga djegia e mbetjeve dhe era e rende rrezikon per çdo dite jetën e banorëve.
Sipas denoncimeve nga banorët e komunitet rom djegia e përhershme plehrave është kthyer në normë.Gjithashtu ata pohojnë se djegia e mbetjeve është një veprim i qëllimshëm dhe
tymrat toksikë e kane bërë situatën më të rëndë, duke e përhapur erën e djegies në të gjithë territorin e Levanit . Qytetarët thonë se ndihen të braktisur nga institucionet dhe se askush nuk mban përgjegjësi për këtë ndotje të qëllimshme të ajrit që thithin çdo ditë.
Menaxhimi i mbetjeve urbane nga pushteti lokal ndodhet përballë një zgjidhjeje primitive dhe të rrezikshme ndersa kryetari i komunitetit Rom ne Levan, Azbi Çela i cili sipas disa banoreve qe nuk prononcohen ,por flasin jashte kameres ,eshte vete punonjes i ndermarrjes se pastrimit ne bashkine Fier dhe nuk guxon te denoncoj me force faktin ,por vetem sa dergon si informacion pranë bashkise Fier.

Tv Apollon ka kontaktuar me kryetarin e komunitetit rom ne Levan zotin Çela per te sqaruar pozicionin e tij ne lidhje me ankesat e komunitetit per ate drejpërdrejte dhe pushtetin lokal nuk ka pranuar te intervistohet por ka thene se ai e ka ngritur disa here shqetësimin e banoreve rom per diegjen e mbetjeve urbane prane njesise administrtive Levan si pjese e bashkise Fier ,por ajo nuk ka reaguar per zgjidhjen e problemit edhe pse e njeh mire ate nga ankesat e vazhdueshme te banoreve dhe vete atij.
Qytetarët e Levanit kërkojnë që autoritetet lokale dhe qendrore të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar këtë krim mjedisor, i cili mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin dhe mjedisin .

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033