Përplasen 3 mjete në autostradën Çermë-Lushnjë, njëri prej tyre ngec në barrierën anësore. Drejtuesi mbetet brenda mjetit, pritet ndihma e zjarrfikseve.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite të së dielës në autostradën Rrogozhinë Lushnje në afërsi të fshatit Konjat.

Tre mjete janë përplasur mes tyre në një tentativë të gabuar në manovër parakalimi. Si pasojë dy mjete janë dëmtuar lehtë ndërsa një tjetër tip Skoda ka përfunduar i ngulur në barrierën e hekurt anësore nga krahu i drejtuesit të mjetit.

Drejtuesi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe policia e qarkullimit rrugor ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjes të cilët pasi kanë mbërritur e kanë nxjerrë nga mjeti dhe është nisur me urgjencë për në spitalin e Lushnjes me disa thyerje në  trup por jashtë rrezikut për jetën.

Janë dashur dhe kalimtarë që kanë rendur drejt zonës së aksidentit që kanë spostuar mjetin për t’a larguar nga barriera e hekurt dhe fatmirësisht drejtuesi 30 vjeçar është shpëtuar.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje pasi është përcjellë i plagosuri për në spitalin e Lushnjes po vijon procedurat për dokumentimin e aksidenti dhe hedhjen dritë mbi shkaqet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033