Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar me shtetësi norvegjeze, Sebastian Temples, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë në fshatin Sheqishte, Patos, ku i riu banonte përkohësisht në një banesë me qira.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe automjetit që drejtonte, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.
I arrestuari është shtetasi S. T., 28 vjeç. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet.