Tre akuza rendojne mbi efektivin e forcave “Shqiponja” te Fierit i cili eshte hetuar ne gjendje te lire, madje vazhdon punen si efektiv i forcave te rendit ne Fier. 30 vjecari Brian Dëma nga lagjja “1 Maj”, u arrestua ne vitin 2024 me akuzen e trafikut te lendeve narkotike, shprrdorimit te detyres dhe nxitje te te miturit nr krim. Megjithese nga kontrollet e ushtruara nga AMP ne banesat e tij dhe te afermve, nuk u gjet lende narkotike, hetimi i metejshem i prokurorise se Fierit provoi se Dëma ka konsumuar veprat penale per te cilat akuzohet. Rasti i efektivit te “Shqiponjave” rendohet me perfshirjen nga ana e tij ne aktivitet te paligjjshem te nje te mituri madje duke shfrytezuar pozitat sociale te dobeta te ketij te fundit. Sipas prokuorise, efektivi kishte rekrutuar te miturin fillimisht per marrje te informacioneve ne kuader te detyres se tij si efektiv policie, por me pas ka kerkuar nga 17 vjeçari te shperndaje droge. Duke qene se i mituri ishte vete perdorues droge dhe vinte nga nje familje me te ardhura tr uleta ekonomike thote prokuroria, Dëma e ka shfrytezuar kete situate per ta bindur 17 vjecarin te shperndante droge.
Mbi efektivin 30 vjecar rendojne akuza e prodhimit dhe shitjes se narkotikeve , Shpërdorimit te detyrës dhe shtytja e të miturit në krim
Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr. 380, viti 2024 u arrit të provohet se, punonjësi i policisë i Njësisë së Posaçme “Shqiponja” B.D., me qëllim shitjen e lëndës narkotike, ka bërë të gjitha veprimet për të rekrutuar nxënësin E.H., përdorues i lëndëve narkotike, me probleme familjare dhe në vështirësi ekonomike.
Duke njohur varësinë e këtij të fundit dhe duke përfituar nga cilësitë e tij si punonjës i shqiponjave, i pandehuri B.D. në fillim “e rekruton” të miturin për t’i dhënë informacione policore, por qëllimi kryesor ishte përdorimi i tij për shitjen e narkotikëve. Nga hetimi proaktiv i çështjes rezultoi se i pandehuri B.D. me veprime aktive, të kryera me dashje, ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës duke cënuar interesat e shtetit, rendit publik dhe të miturit E.H.