Portretet e Spiropalit dhe Nikollës vendosen në galerinë e Kryetarëve të Kuvendit

Portretet e dy kryetareve të fundit të Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe Lindita Nikolla, janë shtuar në galerinë zyrtare të Kryetarëve të Parlamentit.

Së fundmi, Kuvendi ka realizuar portretet e dy ish-kryeparlamentareve, të cilat tashmë janë vendosur në ambientet e institucionit, në vijim të traditës së ekspozimit të figurave që kanë drejtuar legjislativin ndër vite.

Galeria e Kryetarëve të Kuvendit përfshin portretet e të gjithë drejtuesve të Parlamentit përgjatë legjislaturave të ndryshme. Mes tyre janë edhe Pjetër Arbnori, Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Jozefina Topalli, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, si dhe të tjerë që kanë mbajtur këtë detyrë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033