Lazarati i boshatisur, nga mijëra banorë në vetëm 230 të moshuar

Në rrugët e fshatit Lazarat sot dominojnë të moshuarit dhe gratë e veshura me të zeza. Gjallëria e dikurshme është zëvendësuar nga heshtja dhe qendra e fshatit duket pothuajse e braktisur.

Banorët tregojnë se të rinjtë janë larguar masivisht drejt emigrimit për shkak të mungesës së punës dhe kushteve të vështira të jetesës. Nga mijëra banorë që numëronte dikur, sot në fshat jetojnë rreth 230 persona, kryesisht të moshuar.

Sipas tyre, Lazarati është ndjerë i diskriminuar për vite me radhë për shkak të historisë së tij, ndërsa mungesa e investimeve dhe e mundësive ka detyruar brezin e ri të largohet.

“Të rinjtë kanë ikur, kush në emigrim, kush në punë jashtë. Ne kemi mbetur me pensione minimale që nuk na dalin as për ilaçe,” shprehen banorët.

Shumë prej tyre thonë se fshati ka kaluar nga një jetë e vështirë në një mbijetesë të heshtur.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033