Begaj: hapësira të reja për rritjen e investimeve shqiptaro-greke

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, organizuar me rastin e “Ditës së Vasilopitës”, ku u ndal te perspektiva e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësit grekë në Tiranë, Kreu i Shtetit theksoi se ekzistojnë mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e projekteve të përbashkëta. Ai u shpreh se Shqipëria ofron një terren të qëndrueshëm dhe të favorshëm për investitorët e huaj.

Presidenti Begaj renditi disa nga elementët kryesorë që e bëjnë Shqipërinë një destinacion tërheqës për investime, duke përmendur ekonominë dinamike, monedhën e qëndrueshme, sektorin bankar të shëndetshëm dhe menaxhimin e kujdesshëm të borxhit publik.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e kompanive greke që operojnë në sektorë strategjikë si sistemi bankar, energjia, industria, ndërtimi dhe tregtia, duke i cilësuar ato si një shtyllë të rëndësishme për stabilitetin ekonomik të vendit.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Greqisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e konsideruar atë shprehje të një miqësie të qëndrueshme dhe bashkëpunimi ekonomik në rritje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033