Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 16-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e mitura ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiorespirator.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.