“Doktor, sa do ta shtyni?” – Komenti që i vodhi vëmendjen Berishës gjatë fjalimit në Kombinat

Kreu i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët në Kombinat. Por më shumë se fjalimi, vëmendjen e mori një koment i drejtpërdrejtë dhe ironik i bërë nga një demokrat në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë që Berisha ishte duke folur, një komentues e pyeti se sa do ta shtynte ende me foltore dhe fjalime, duke ironizuar faktin se fëmijët kishin lindur gjatë kësaj periudhe dhe tashmë po bëheshin burra, ndërsa Berisha vijonte të bënte të njëjtën gjë.

“Doktor, sa kohë do e shtyni me foltore dhe fjalime? Kanë lindur fëmijët me foltore dhe fjalime dhe po bëhen burra. Pse e shtyni kaq shumë? Shty e shty, kështu nuk arrihet asgjëkundi, vetëm sa i jepni kohë kundërshtarit”, shkruan demokrati në postimin e kreut të PD-së.

Komenti, i cilësuar nga shumë ndjekës si “epik”, u përhap gjerësisht dhe u pa si një reflektim i pakënaqësisë së një pjese të bazës demokrate ndaj zgjatjes së pafundme të retorikës pa rezultate konkrete.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033