Konflikt në familje në Lushnjë, nusja dhunon vjehrrën dhe përplaset me bashkëshortin

Një ngjarje e pazakontë familjare ka përfunduar me procedim penal në Lushnjë, ku një konflikt mes anëtarëve të së njëjtës familje ka degjeneruar në dhunë fizike.

Sipas Policisë, është nisur procedimi penal ndaj shtetasve E. S., 42 vjeç dhe M. S., 38 vjeçe, bashkëshortë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 38-vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa më pas bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj 38-vjeçares.

Ngjarja është trajtuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të cilët kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit për vijimin e procedurave ligjore.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit familjar janë në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033