Moti i paqëndrueshëm me ngrica i ditëve të para të vitit të ri dhe ererat e forta që pasuan, dëmtoi masivisht të mbjellat në sera në Fier. Sipas të dhënave të drejtorisë së bujqësisë, të gjitha kulturat bujqësore në sera në qarkun e Fierit, u dëmtuan. Të dhënat për sipërfaqjen e prekur nga ngricat por edhe dëmet në strukturën e serave nga erërat e forta janë duke u mbledhur nga specialistët e bujqësise. Në praktikë, dëmet nga moti i keq, kompensohen nga qeveria pas verifikimit në terren.
Ndërkohe erërat e forta gjatw fundjavës kanë shkaktuar defekte në rrjetin e energjisë elektrike në zonat rurale duke ndërprerë energjinë në intervale te shkurtra kohore në këto zona.