Pesë ditë pa ujë në Vlorë, Prokuroria përgatitet të nisë hetimet për defektin në ujësjellës

Ndërprerja pesëditore e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës, e shkaktuar nga një defekt i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm, pritet të jetë objekt i një hetimi zyrtar nga organet e drejtësisë.

Burime nga Policia dhe Prokuroria bëjnë me dije se janë ndërmarrë veprimet e para procedurale, ndërsa çështja pritet të regjistrohet formalisht për hetim. Në këtë kuadër, Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat në zonën ku ndodhi defekti, me qëllim dokumentimin e saktë të momentit dhe rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare, hetimi nuk do të fokusohet vetëm te shkaku teknik i defektit, por edhe te mënyra e menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit, si dhe përgjegjësitë institucionale për mirëmbajtjen dhe funksionimin e tij.

Autoritetet synojnë të përcaktojnë nëse defekti ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubacionit, mungesës së investimeve, neglizhencës në mirëmbajtje apo faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar drejtpërdrejt.

Ndërprerja e furnizimit me ujë preku mijëra familje, biznese dhe institucione publike në qytet, duke krijuar vështirësi të mëdha për jetën e përditshme. Defekti u riparua në ditën e pestë, pasi u sigurua nga Turqia pajisja e nevojshme për ndërhyrjen teknike.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033