Një ngjarje e rëndë rrugore ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin Peqin–Elbasan, pranë Bradasheshit, ku një këmbësore ka humbur jetën pas një përplasjeje me automjet.
Sipas Policisë, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte shtetasen N. S., 46 vjeçe, e cila po lëvizte si këmbësore.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por për shkak të dëmtimeve të rënda, ka ndërruar jetë.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet procedurale në vendngjarje.