Artan Bano zyrtarizohet trajner i ekipit të Lushnjës!

Pas një periudhe të trazuar për Sport Klub Lushnja, me luhatje në rezultate dhe dorëheqjen e trajnerit të mëparshëm Bicaj, drejtimi i skuadrës i besohet një emri të njohur në futbollin lushnjar — Artan Bano. Ish-futbollist dhe trajner me eksperiencë, Bano rikthehet në klubin që e njeh nga afër dhe që ka kërkuar prej kohësh një drejtim vendas dhe të përkushtuar.

Zyrtarizimi i tij vjen pas një takimi me presidenten e klubit, njëkohësisht kryetarja e bashkisë Lushnje, znj. Eriselda Sefa, e cila i besoi Banos drejtimin e skuadrës në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit. Ky hap përkon me dëshirën e sportdashësve dhe opinionit sportiv lokal, që prej kohësh kërkonin që skuadra të udhëhiqet nga një lushnjar.

Skuadra aktualisht gjendet në një pozicion të vështirë në renditje, por pritet që me ardhjen e Banos, Lushnja të rifitojë stabilitetin dhe të rikthehet aty ku e ka vendin — mes ekipeve më konkurruese të kampionatit. Optimist dhe i motivuar, trajneri Bano ka nisur punën me ekipin dhe synon ringritjen graduale, me mbështetjen e tifozerisë dhe drejtuesve lokalë.

Nga Ndricim Gjoshi !

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033