Bombola e gazit i bie në kokë gjatë protestës, Lapaj dërgohet në Spitalin Ushtarak

Policia ka ndërhyrë sërish gjatë protestës së zhvilluar sot, duke u përplasur me Lapajn dhe mbështetësit e tij, ndërsa situata ka njohur momente tensioni.

Gjatë përplasjes, Lapajt i ka rënë në kokë një bombol gazi, si pasojë e së cilës ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje janë dëgjuar thirrje për ndihmë dhe ambulancë, ndërsa mbështetësit e tij kërkonin ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Autoritetet po ndjekin situatën, ndërkohë që priten informacione të tjera mbi gjendjen shëndetësore të Lapajt dhe rrethanat e incidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033