Kushtet e motit të keq kanë shkaktuar probleme serioze në zonën e Llogarasë, ku era e fortë gjatë natës ka rrëzuar disa pemë, duke bllokuar rrugën nacionale dhe ndërprerë energjinë elektrike.
Pemët e rrëzuara kanë dëmtuar linjat elektrike, duke lënë zonën pa furnizim me energji.
Grupet e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e pemëve nga aksi rrugor, me qëllim normalizimin sa më të shpejtë të qarkullimit.
Paralelisht, ekipet e OSHEE-së janë angazhuar për riparimin e dëmeve në rrjetin elektrik dhe rikthimin e energjisë për banorët dhe subjektet në zonë.