Digjet një makinë e parkuar në Pogradec, hetimet fokusohen te dyshimi për zjarrvënie

Një incident me zjarr është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 28 dhjetor, në lagjen nr. 2 të Pogradecit, ku një automjet i parkuar u përfshi nga flakët.

Automjeti i përket shtetasit A. M. dhe ndodhej i parkuar në momentin kur u konstatua zjarri. Sipas informacionit paraprak nga policia, ekzistojnë dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar në mënyrë të qëllimshme.

Gjatë kontrolleve në zonë, është konstatuar prania e një personi pranë vendit të ngjarjes, ndërsa strukturat policore po punojnë për identifikimin dhe verifikimin e rolit të tij.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun përfundimtar të zjarrit. Hetimet janë në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033