Arrestohet në Dibër një efektiv policie i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shantazh ndaj një të reje

Një punonjës policie në Dibër është ndaluar pas denoncimit të një vajze, e cila ka deklaruar se ai e ka shantazhuar dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Inspektori me inicialet J U akuzohet për veprat penale marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura dhe shpërdorim i detyrës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 17 nëntor dhe në kuadër të hetimeve është zgjeruar procedimi edhe për shtetasen M U e dyshuar për kanosje për të mos kallëzuar si dhe për shtetasin A K i dyshuar për përkrahje të autorit në krim.

Sipas njoftimit zyrtar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e rajonit Kukës Dibër ka ndaluar inspektorin J U që në kohën e ngjarjes shërbente si ndihmës specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht punonte në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër.

Agjencia ka sqaruar se materialet procedurale janë dërguar gjithashtu për shtetasen M U e cila dyshohet se ka ushtruar presion për të mos u kallëzuar rasti dhe për shtetasin A K i dyshuar se ka ndihmuar autorin e veprës penale. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033