Lushnje, emergjencat civile në gatishmëri për situatën e motit!

Situata meteorologjike e motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit, të paralajmëruar nga sinoptikanët, ka vënë në gatishmëri institucionet shtetërore dhe bashkitë në të gjithë vendin. Edhe në Bashkinë Lushnje është ngritur shtabi i emergjencave për të monitoruar nga afër zhvillimet dhe për të ndërhyrë në kohë në rast nevoje.

Për momentin, sipas informacionit zyrtar, nuk raportohet asnjë problematikë serioze në territorin e kësaj bashkie, përfshirë zonat kodrinore të Darsisë dhe ato fushore. Reshjet janë të vazhdueshme, por situata është nën kontroll.

Kamera e TV Apollon iu drejtua përfaqësuesit të emergjencave civile pranë Bashkisë Lushnje, z. Avni Begolli, i cili deklaroi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e motit të keq. Ai shtoi se strukturat janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për të reaguar menjëherë në rast të ndonjë përkeqësimi të mëtejshëm të kushteve atmosferike.

Nga gazetari Ndriçim Gjoshi!

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033