Rregjistroi më shumë se 400 video porno, arrestohet zyrtari në Guinenë Ekuadoriale.

Baltasar Engonga, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Hetimit Financiar në Guinenë Ekuatoriale, është arrestuar nga autoritetet lokale, pas dyshimeve se ka regjistruar më shumë se 400 video pornografike me gra të lidhura me figura të njohura në vend.

Ky skandal doli në pah gjatë një hetimi për mashtrim kundër Engongës, një ekonomist 54-vjeçar, i cili u hetua nga zyrtarët e ANIF-it, të cilët kryen bastisje në shtëpinë dhe zyrën e tij, duke zbuluar video që shfaqnin marrëdhëniet intime të tij me gra të ndryshme.

Sipas burimeve, videot përfshijnë takime me persona të profilit të lartë, përfshirë të afërm dhe bashkëshortet e disa zyrtarëve të rëndësishëm. Ndër gratë e përfshira përmenden gruaja e vëllait të tij, kushërira e tij, motra e Presidentit të Guinesë Ekuatoriale, gruaja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe rreth 20 gra të ministrave të vendit. Pamjet janë regjistruar kryesisht me pëlqim dhe më vonë janë përhapur online, duke shkaktuar një reagim të madh në media.

Engonga, i njohur si “Bello,” dyshohet se ka pasur marrëdhënie intime me disa gra të martuara dhe ka filmuar këto takime në mënyrë të rregullt. Në disa nga videot, që janë regjistruar në zyrën e tij të punës, Engonga shfaqet në skena të ndryshme, përfshirë momente intime me një grua pranë Flamurit Kombëtar. Për shkak të këtij skandali, autoritetet ekzekutive të Guinesë Ekuatoriale kanë marrë masa të rrepta dhe kanë kritikuar publikisht aktet e tij, duke i cilësuar si dëmtuese për imazhin e vendit.

Deklaratë zyrtare e Prokurorisë

Prokurori i Përgjithshëm, Nzang Nguema, ka bërë një deklaratë zyrtare mbi çështjen, duke theksuar se ndonëse imazhet tregojnë marrëdhënie konsensuale, ligji nuk i dënon këto veprime nëse nuk provohet detyrimi ose përdorimi i dhunës. Ai ka theksuar rëndësinë që viktimat e abuzimit apo të sulmeve seksuale të ndihen të mbështetura për të raportuar ngjarje të tilla.

Nguema paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e mundshëm të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse përmes këtyre marrëdhënieve intime. Ai theksoi se skandali nuk përfshin vetëm individët e përfshirë, por gjithashtu rrezikon edhe partnerët e tyre dhe komunitetin në tërësi. Në deklaratën e tij, Nguema theksoi rëndësinë e sigurisë dhe përgjegjësisë së institucioneve për të mbrojtur individët dhe për të ndaluar sjelljet që mund të cënojnë shëndetin publik.

Pas këtij skandali, Guinea Ekuatoriale ka ndërmarrë masa disiplinore, duke pezulluar menjëherë zyrtarët që kanë pasur marrëdhënie seksuale në ambientet zyrtare të ministrive të vendit. Qeveria e vendit ka deklaruar publikisht se kjo masë është pjesë e politikës së saj të “tolerancës zero” ndaj sjelljeve që dëmtojnë integritetin dhe profesionalizmin në shërbimin publik.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta në vend dhe jashtë tij, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën e përmbajtjes së etikës dhe integritetit nga ana e zyrtarëve të lartë. Autoritetet shpresojnë se masa e ndërmarrë do të shërbejë si një paralajmërim për zyrtarët e tjerë dhe do të nxisë një mjedis më të sigurt dhe të përgjegjshëm në administratën publike të Guinesë Ekuatoriale.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera