Fundjava në Fier e sheh Sheshin Nënë Tereza të shndërruar. Instalohet parku i ri i lojërave.
Kjo e diel e gjen Sheshin Nënë Tereza, e cila përfaqëson zonën më të rëndësishme të qytetit të Fierit, të shndërruar. Një park i ri lojërash po instalohet në qendrën e qytetit. Mesa duket festat kanë trokitur më herët në qytetin e Fierit. Teksa lamë pas Festën e 80 vjetorit të Çlirimit, përpara kemi festat […]
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Si pasojë ndërpritet energjia elektrike.
Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjat. Një automjet me targa AA 825 M ka dalë nga rruga, duke goditur një shtyllë të tensionit të mesëm dhe përfunduar tek një shtyllë tjetër. Shoferi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia […]
Manchester City nuk vdes në Molineux. Fitore në minutat e fundit.
Wolves filluan ndeshjen me shumë vendosmëri që nga momenti i parë, dhe nuk vonuan shumë për të shënuar. Goli i hershëm nga Jorgen Strand Larsen i dha tonin pjesës së parë, ku Wolves u treguan të organizuar dhe të rrezikshëm në kundërsulm. Krosimi i saktë i Nelson Semedo-s brenda zonës së vogël ishte perfekt dhe […]
Përfundon maratona e Tiranës. Ja fituesit.
Tirana sapo ka përmbyllur me sukses edicionin e tetë të Maratonës, ku morën pjesë më shumë se 4200 garues në katër kategori të ndryshme, duke përfshirë edhe rreth 1000 pjesëmarrës nga 50 vende të ndryshme të botës. Atmosfera e garës ishte e mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive, me nisjen nga Sheshi Skënderbej të kategorive […]
Barnat pa rimbursim rëndojnë xhepat e pensionistëve.
Një nga problematikat më të mëdha me të cilën përballen pensionistët në Shqipëri është kostoja e lartë e barnave të parimbursuara, të cilat rëndojnë ndjeshëm xhepat e tyre. Për shumë pensionistë që jetojnë me të ardhura të kufizuara, blerja e medikamenteve të nevojshme për trajtimin e sëmundjeve kronike apo të tjera sëmundje është një barrë […]
Shqipëria, përmirësohet performanca e ekonomisë, Moody’s rrit pozitivisht vlerësimin nga B1 në BA3
Agjencia e njohur e vlerësimit financiar, Moody’s, ka rritur vlerësimin për Shqipërinë në nivelin BA3, duke e cilësuar me një perspektivë të qëndrueshme. Ky përmirësim vlerësimi është rezultat i rritjes së qëndrueshme të forcës ekonomike dhe fiskale të vendit, gjë që ka ndikuar pozitivisht në portofolin e kredisë. Sipas Moody’s, pritet një rritje e qëndrueshme […]
Bashkia Kolonjë një takim sensibilizues për tetorin rozë!
Tetori është muaji kombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe është një kohë e rëndësishme për të shpërndarë informacion mbi shëndetin e gjirit. Ky muaj ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në mbarë botën. Në këtë kuadër, Njësia Vendore e […]
Fillon restaurimi i sarajeve të Ali Bej Këlcyrës.
Kushdo që kalon sot nga Gryka e Këlcyrës mund të vështrojë nga larg rrënojat e Sarajeve dikur të famshme të Bejlerëve të Këlcyrës, një prej familjeve feudale më me ndikim dhe jetëgjata të Jugut të Shqipërisë. Ka shumë mundësi që kjo familje, e cila shtrinte ndikimin deri në Greqinë Otomane, të ketë rrënjët që nga […]
Stop Trafikimit të qënieve njerëzore. Bashkia Shkodër takim sensibilizues.
Sot, në kuadër të Ditës Europiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, u mbajt një manifestim me temën “Nga Ndërgjegjësimi në Vepra, Bashkohuni në Luftën Kundër Trafikimit” në qytetin e Shkodrës. Ky event mblodhi së bashku të rinj, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, trupit diplomatik, institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile, për të rritur ndërgjegjësimin mbi […]
Përplasen dy automjete në Vlorë, drejtuesit përfundojnë në spital.
Dy makina tip Mercedes u përplasën sot në hyrje të Lungomares në Vlorë. Ndërsa të dy automjetet po lëviznin normalisht në korsitë e tyre, njëra prej tyre u kthye për të hyrë në një rrugë dytësore, duke i prerë rrugën makinës tjetër, e cila po vinte me shpejtësi nga Uji i Ftohtë në drejtim të […]