2 Tetori, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës.

2 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës, një ditë që synon të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë për parandalimin e çdo forme dhune.

Një prej shqetësimeve kryesore mbetet dhuna tek të rinjtë. Në shkolla, konfliktet që nisin në rrjetet sociale, bullizmi, ofendimet apo përplasjet virtuale, në raste të caktuara përshkallëzohen edhe në dhunë fizike.

Pavarësisht pranisë së psikologëve dhe strukturave mbështetëse në shkolla, parandalimi i dhunës tek fëmijët dhe adoleshentët mbetet një sfidë që kërkon vëmendje dhe bashkëpunim mes shkollës, familjes dhe institucioneve.

Për format e dhunës që hasen më shpesh tek të rinjtë dhe ndikimin që ato kanë tek ta, folëm me psikologen e shkollës, Ekida Sefa.

Një tjetër formë shqetësuese e dhunës është ajo në familje. Në shumë raste, gratë janë viktimat, ndërsa dhuna psikologjike dhe fizike, kur përsëritet, mund të përshkallëzohet deri në pasoja tragjike.

Përballë kësaj problematike, institucionet vendore dhe strukturat sociale vijojnë punën për parandalimin e rasteve të dhunës, ndërsa rëndësi i kushtohet edhe informimit të qytetarëve për mënyrat e raportimit dhe mekanizmat e mbrojtjes.

Për situatën në nivel vendor dhe masat që ndërmerren për parandalimin e dhunës në familje, folëm me Jorjeta Sinjarin, koordinatore vendore për dhunën në familje dhe specialiste për barazinë gjinore pranë Drejtorisë së Shërbimit Social.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033