12.2 milionë euro kompensim për fermerët, mbi 5 mijë aplikime deri në shtator..

Administrata Tatimore ka publikuar të dhënat më të fundit për skemën e kompensimit të fermerëve përmes autofaturës, ku fermerët përfitojnë kompensim në masën 10% për furnizimet e kryera sipas skemës.

Deri më 30 shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 5,312 aplikime online, ndërsa 4,291 aplikime janë miratuar. Aktualisht, 718 aplikime vijojnë të jenë në proces shqyrtimi.

Në total, fermerëve u është akorduar deri tani një shumë prej 12.2 milionë eurosh kompensim, duke e kthyer skemën në një instrument konkret të mbështetjes financiare për sektorin bujqësor.

Administrata Tatimore u bën thirrje fermerëve që të përfitojnë nga skema dhe të dorëzojnë aplikimet përmes e-Filing. Afati për aplikimet është 31 dhjetor 2026, ndërsa kompensimi lidhet me furnizimet e kryera gjatë periudhës janar–qershor 2026.

Procesi kryhet online, duke shmangur procedurat fizike dhe duke i dhënë fermerëve mundësinë të aplikojnë drejtpërdrejt për përfitimin që u takon.

Skema e kompensimit synon të lehtësojë formalizimin e transaksioneve bujqësore dhe të sigurojë një mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për fermerët, duke nxitur njëkohësisht përdorimin e shërbimeve elektronike tatimore.

Afati për aplikim: 31 dhjetor 2026.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033