Zvicra publikon raportin vjetor shqiptarët ndër të parët për urdhra deportimi gjatë vitit 2024

Sekretariati i Emigracionit në Zvicër ka publikuar të dhënat zyrtare për urdhrat e deportimit të lëshuara ndaj të huajve që kanë shkelur ligjin ose qëndronin pa dokumentacion të rregullt në territorin zviceran. Sipas raportit, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 2446 raste deportimi.

Deri në mesin e vitit 2025, 69 për qind e personave që kishin marrë urdhër largimi kishin lënë vendin, ndërsa autoritetet presin që kjo përqindje të rritet deri në fund të vitit. Për krahasim, gjatë vitit 2023 u dhanë 2250 urdhra deportimi, nga të cilët 73 për qind u ekzekutuan deri në gjysmën e vitit 2024.

Statistikat e reja përfshijnë edhe vendet e origjinës. Shqiptarët renditen të dytët në listë, duke përbërë 11.5 për qind të të gjitha deportimeve, pas algjerianëve që mbajnë vendin e parë me rreth 14 për qind. Në total, raporti tregon se 247 persona me origjinë shqiptare janë urdhëruar të largohen nga Zvicra, të ndjekur nga 190 shtetas rumunë dhe 136 algjerianë.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e personave të prekur janë të rinj të moshës 25 deri në 34 vjeç, ndërsa 93 për qind e tyre janë burra. Në raportin e vitit 2024 thuhet gjithashtu se autoritetet zvicerane kanë lëshuar 10,146 urdhra deportimi, ku rreth 47 për qind lidhen me hyrje të paligjshme në vend.

Ndaj Postimin: