Zjarri në Radostinë të Fierit vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë, duke përfshirë sipërfaqe me ullishte dhe shkurre.
Në terren ndodhen aktualisht 8 mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, të cilat po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve. Situata vështirësohet nga era dhe temperaturat e larta.
Ndërkohë, është kërkuar ndërhyrje edhe nga ajri dhe pritet mbërritja e një helikopteri për të ndihmuar forcat zjarrfikëse në shuarjen e vatrës së zjarrit.
Zjarri në Radostinë të Fierit vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë, duke përfshirë sipërfaqe me ullishte dhe shkurre.