Zjarr te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë strukturat akomoduese të zonës.

Një zjarr ka rënë në zonën e Ranës së Hedhun, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonës me pisha.

Flakët janë favorizuar nga bimësia e dendur në terren, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarri raportohet se është pranë disa strukturave akomoduese të zonës, ndërsa po bëhen përpjekje për të shmangur përhapjen e mëtejshme dhe rrezikun për objektet përreth.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033