Zjarr në një banesë në fshatin Kukur të Gramshit

Një banesë në fshatin Kukur të Gramshit është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka konsumuar katin e dytë të shtëpisë. Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë përcaktuar.

Mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt zonës, por terreni i vështirë dhe distanca prej rreth dy orësh nga qyteti e bëjnë ndërhyrjen më të ndërlikuar. Deri tani, paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033