Zjarr në një apartament në Shkodër dy të moshuar shpëtojnë pa lëndime

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në rrugën Isuf Sokoli në Shkodër duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës. Ngjarja është regjistruar në katin e tretë të një pallati ku flakët janë përhapur me shpejtësi.

Në banesë ndodheshin dy të moshuar të cilët kanë mundur të dalin menjëherë jashtë dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Pas njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe policia. Ekipet e emergjencës po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033