Zjarr i ri në kodrat e Drenovës, përkeqësohet situata në Mallakastër

Flakët përfshijnë sërish zonën e Drenovës në Mallakastër, ndërsa zjarrfikësit përballen me vështirësi në terren dhe përhapje të shpejtë të zjarrit

Zjarri është riaktivizuar në zonën e Drenovës në Mallakastër, duke krijuar një situatë alarmante për banorët dhe autoritetet lokale. Pavarësisht përpjekjeve për neutralizimin e flakëve, vatra është rindezur me intensitet të shtuar, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Zjarrfikësit janë sërish në terren, të shpërndarë në disa fronte zjarri, por përballen me vështirësi të shumta për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer malor. Përhapja e flakëve po ndodh me ritme të shpejta, duke rrezikuar sipërfaqet natyrore.

Ndaj Postimin: