Zjarr dhe evakuim në aeroportin Malpensa të Milanos

Një burrë ndezi zjarr në një kosh plehrash në Terminalin 1 të aeroportit Malpensa, duke shkaktuar evakuim të udhëtarëve dhe ndërhyrje të menjëhershme të zjarrfikësve.

Një incident i pazakontë ka tronditur mëngjesin e së mërkurës aeroportin Malpensa në Milano, pak para orës 11:00. Një burrë ndezi zjarr në një kosh plehrash në Terminalin 1, duke shkaktuar panik te pasagjerët dhe stafi.

Mediat italiane raportojnë se autori kishte hedhur një lëndë djegëse mbi kosh dhe kishte shkaktuar dëme shtesë me një çekiç, para se të ndërhynin autoritetet.

Flakët përfshinë zonën e check-in-it, por zjarrfikësit e aeroportit arritën t’i neutralizonin ato brenda pak minutash falë reagimit të shpejtë.

Forcat e sigurisë rrethuan menjëherë zonën, ndërsa tymi i dendur detyroi evakuimin e përkohshëm të terminalit për arsye sigurie.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, pas pastrimit të plotë të zonës, terminali rifilloi funksionimin normal pa dëmtime serioze për infrastrukturën dhe pa vonesa të mëdha në fluturime.

Autoritetet italiane po hetojnë motivet e autorit, ndërsa masat e sigurisë në aeroport janë rritur për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033