Zhvillohet analiza vjetore 2025 e punës në Spitalin Rajonal Fier dhe NJVKSH Fier!

U zhvillua analiza vjetore e punës për Spitalin Rajonal Fier dhe NJVKSH Fier, në prani të Drejtoreshës Rajonale të DROSHKSH, znj. Olta Ganaj, stafeve drejtuese të DROSHKSH dhe institucioneve përkatëse, si dhe stafit shëndetësor.

Në analizën e Spitalit Rajonal Fier u paraqitën treguesit kryesorë të aktivitetit: numri i shtrimeve dhe daljeve, ndërhyrjet kirurgjikale, fluksi në urgjencë, shfrytëzimi i shtretërve, koha mesatare e qëndrimit, menaxhimi i barnave dhe materialeve, si dhe respektimi i protokolleve klinike dhe standardeve të sigurisë së pacientit.

U evidentuan arritjet në rritjen e cilësisë së shërbimit, përmirësimin e menaxhimit dhe optimizimin e burimeve njerëzore dhe logjistike, si dhe u diskutuan sfidat që kërkojnë ndërhyrje të mëtejshme.

Në analizën e NJVKSH Fier u trajtuan shërbimet shëndetësore në nivel parësor, treguesit epidemiologjikë, aktivitetet e promocionit shëndetësor dhe bashkëpunimi me strukturat vendore. Theksi u vendos në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës, për një shërbim shëndetësor cilësor dhe të sigurt për qytetarët.

DROSHKSH mbetet e angazhuar për mbështetjen dhe monitorimin e strukturave shëndetësore, duke synuar rritjen e standardeve dhe eficiencës në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033