Zhegrova merr skenën, Tudor i beson në sfidën ndaj Atalantës

Igor Tudor ka vendosur t’i japë besimin Edon Zhegrovës si titullar ndaj Atalantës, duke preferuar sulmuesin dardan përpara Francisco Coincecaos.

Trajneri kroat i Juventusit ka bërë zgjedhjen e tij më të qartë se kurrë. Sipas burimeve pranë klubit, Edon Zhegrova pritet të nisë nga minuta e parë përballë Atalantës, duke marrë një rol vendimtar në repartin ofensiv. Vendimi i Tudor shihet si një sinjal i fortë për besimin që ai ka te lojtari nga Kosova.

Përballë bergamaskëve, tekniku planifikon të rreshtojë Zhegrovën në krah të Yildiz dhe Jonathan David. Ky formacion sjell një rikthim interesant të një dysheje të njohur, pasi Zhegrova dhe sulmuesi kanadez kishin bashkëpunuar ngushtë sezonin e shkuar te Lille.

Ky kombinim premton të krijojë një dinamikë sulmuese më të rrezikshme për bardhezinjtë, duke u bazuar te shpejtësia dhe kreativiteti i Zhegrovës dhe përfundimi i saktë i David. Shumë tifozë shohin këtë si një mundësi për të ringjallur frymën e skuadrës që shpesh është kritikuar për mungesë fantazie në fazën e sulmit.

Nga ana tjetër, Francisco Coincecao mbetet jashtë zgjedhjes së parë, edhe pse ka treguar shpesh momente të mira. Tudor duket se e sheh Zhegrovën si një profil më të përshtatshëm për përballjen e radhës.

Për Zhegrovën, ky është një hap i madh në karrierë. Nga një lojtar i vlerësuar për teknikalitetin në Ligue 1, ai tashmë po fiton hap pas hapi rolin e titullarit në një klub gjigant si Juventus.

Sfida ndaj Atalantës shihet si testi ideal për të treguar se vendimi i Tudor nuk ishte thjesht një provë, por një hap drejt konsolidimit të sulmuesit dardan si pjesë kyçe e planeve afatgjata të Juventusit.

Ndaj Postimin: