Zgjohen korçarët, letër qeverisë për izolimin e juglindjes !

Shoqëria civile në Qarku Korçë i ka drejtuar një letër të hapur institucioneve qendrore pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, segment kyç i lidhjes Korçë–Tiranë.

Sipas reagimit, rrëshqitja e dherave ka izoluar pjesërisht juglindjen e vendit, duke dëmtuar ekonominë, turizmin dhe duke rritur kostot e transportit. Devijimi i qarkullimit në akse alternative ka shtuar rrezikun dhe pasigurinë për qytetarët dhe bizneset.

Letra i drejtohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Këshilli i Ministrave, duke kërkuar:

-Plan të qartë me afate për ndërhyrjen dhe hapjen e rrugës;

-Përmirësim urgjent të akseve alternative;

-Masa ekonomike mbështetëse për qytetarët dhe bizneset;

-Garanci për furnizimin me mallra dhe karburant;

-Raportim periodik publik mbi ecurinë e punimeve;

-Hartimin e një plani alternativ kombëtar për lidhjen e juglindjes.

Korçarët theksojnë se izolimi i rajonit nuk është vetëm çështje lokale, por problem me ndikim kombëtar në tregti, furnizim dhe ekonomi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033