Pamjet e reja tregojnë se Albert Pashaj dhe Agim Taraj janë përplasur fizikisht edhe një muaj më parë në një sherr të dhunshëm mes lokaleve.
Pamjet e siguruara së fundmi hedhin dritë mbi një tjetër konflikt të ashpër mes dy biznesmenëve në Ksamil, shumë përpara përplasjes së dhunshme të ndodhur së fundmi.
Në video duken qartë Albert Pashaj, pronari i “Euro Hotel”, dhe Agim Taraj, që administron “Sunset Restorant”, teksa përplasen fizikisht dhe goditen me grushta.
Konflikti ndalet vetëm pas ndërhyrjes së kalimtarëve që i ndajnë, ndërsa tensioni në zonë mbetet i lartë.
Ky incident i regjistruar më herët forcon dyshimet se përplasja e fundit nuk ka qenë spontane, por një vazhdim i përshkallëzimit mes dy palëve.
Burime pranë vendit të ngjarjes sqarojnë se zanafilla e sherrit është hapësira e plazhit përpara hotelit të Pashajt.
Pikërisht aty ndodhi edhe përplasja më e fundit, duke nxjerrë në pah përkeqësimin e marrëdhënieve dhe mungesën e ndërhyrjes institucionale për të zgjidhur konfliktin.