Yamal shpreh zhgënjimin e tij pas eleminimit të Barcelonës nga Champions League, por e siguron publikun se do të luftojnë për të rikthyer klubin në majat e futbollit europian.
Eleminimi i Barcelonës nga Champions League këtë sezon ka shkaktuar një zhgënjim të madh tek lojtarët dhe tifozët. Pas dështimit në gjysmëfinale ndaj Interit, sulmuesi i ri i katalanasve, Yamal, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shpërndarë ndjenjat e tij për këtë dështim dhe angazhimin për të ardhmen.
“Ne dhamë gjithçka. Këtë vit nuk funksionoi, por do të rikthehemi, mos kini dyshime për këtë. Nuk do ndalemi derisa ta rikthejmë këtë klub aty ku e meriton, në krye,” shkruan Yamal në postimin e tij, duke u shprehur optimist për të ardhmen.
Pavarësisht zhgënjimit të momentit, Yamal e ka bërë të qartë se ai dhe ekipi nuk do të ndalen, duke theksuar se qëllimi i tij është ta kthejë Barcelonën në majat e futbollit europian. “Unë i mbaj premtimet që jap. Do e sjell trofeun e Champions League te Barcelona,” shtoi ai, duke shprehur angazhimin e tij të fortë për t’i sjellë klubit sukses.
Përveçse ka shprehur besim në rikthimin e ekipit, Yamal ka kërkuar gjithashtu përqendrim të plotë te ndeshjet e ardhshme. Ai ka theksuar se Barcelona do të përballet me një tjetër sfidë të madhe, duke iu referuar ndeshjes së radhës si “një tjetër finale”.
Në fund, mes zhgënjimit dhe angazhimit të tij për të ardhmen, Yamal ka dërguar një mesazh për tifozët e Barcelonës, duke i inkurajuar ata të mos humbasin besimin dhe të vazhdojnë të mbështesin ekipin në rrugën e tij për të rikthyer trofetë europianë në Camp Nou.