Lamine Yamal konfirmon pritshmëritë me një gol vendimtar për Barcelonën në minutat e fundit, duke ndezur sërish garën për “Topin e Artë”.
Lamine Yamal ka hyrë fuqishëm në sezonin e ri, duke lënë pas jehonën e edicionit të kaluar ku emri i tij përmendet mes kandidatëve më seriozë për “Topin e Artë”. Ylli i Barcelonës nisi kampionatin duke treguar se është i gatshëm të udhëheqë skuadrën drejt sukseseve.
Në sfidën ndaj Majorkës, me Barcelonën që kryesonte 0-2, talenti 18-vjeçar shënoi një gol spektakolar në minutën e 94-t, duke vulosur fitoren 0-3. Ky ishte një sinjal i qartë se ai nuk është thjesht një premtim, por tashmë një lider në fushë.
Ndeshja ishte hapur që në minutat e para, kur Yamal asistoi bukur për Rafphnjën, duke i dhënë epërsinë katalanasve. Ky kombinim tregoi edhe njëherë se loja e Barcelonës po ndërtohet mbi kreativitetin dhe shpejtësinë e numrit 10.
Performanca e tij nuk mbeti pa shpërblim. Pas përfundimit të takimit, Yamal u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes”, duke marrë duartrokitje të gjera si nga tifozët ashtu edhe nga mediat sportive.
Suksesi i parë i sezonit pritet të shtojë edhe më shumë rivalitetin me Osman Dembele, i cili shihet si një tjetër pretendent për trofeun individual më prestigjioz.
Barcelona e nis kështu me ritëm të lartë kampionatin, duke dhënë shenja se ky vit mund të jetë një sezon i artë për klubin dhe për Yamal, që duket i vendosur të mos ndalet.