Vritet italiani në Salari, identifikohet si Edoardo Sarchi

Edoardo Sarchi, 44 vjeç, biznesmen italian dhe pronar fabrike tullash në Tiranë, u gjet i vrarë me armë në Salari rreth orës 00:30.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Salari, Tepelenë. Trupi u gjet në mes të rrugës, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Burime zyrtare konfirmuan identitetin e viktimës si Edoardo Sarchi. Ai jetonte dhe punonte në Shqipëri, banues në Tiranë prej rreth 20 vitesh.

Trupi i pajetë u lokalizua në vendin e quajtur “Dilan” në Salari. Policia ngriti perimetrin dhe siguroi provat në terren.

Një grup i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria, po punon për të sqaruar rrethanat dhe motivin. Hetimet përfshijnë kqyrjen e provave balistike dhe gjurmëve.

Policia e Shtetit po bashkëpunon me Drejtoritë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë. Në zonë po kryhen kontrolle të shumta dhe verifikime në itinerare të mundshme.

Vijojnë kërkimet për shtetasin me iniciale G. B., të shpallur më herët në kërkim si autor i dyshuar. Autoritetet po ndjekin disa pista për identifikimin e plotë të përfshirëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033