Vrau me thikë Egli Pashollarin në Tiranë, arrestohet në Tropojë Gazment Buçpapaj

Gazment Buçpapaj, i dyshuar për vrasjen me thikë të Egli Pashollarit në Tiranë, është arrestuar nga Policia në Tropojë, ku qëndronte i fshehur.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Distanca” u finalizua nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, pas ndjekjes intensive dhe veprimeve të koordinuara operacionale. I dyshuari u lokalizua në një banesë në vendlindjen e tij dhe u mbajt në mbikëqyrje deri në momentin e ndalimit.

Ngjarja ndodhi më 20 shkurt 2026, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë zonës së njohur si ish-Parku. Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur për shkak të një bllokimi rruge. Gjatë përplasjes fizike, Buçpapaj dyshohet se ka goditur me thikë Egli Pashollarin, duke i shkaktuar plagë të rënda me pasojë vdekjen.

Në momentin e konfliktit, i dyshuari ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila ka dhënë deklarime në Polici lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Gazment Buçpapaj, 40 vjeç, akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033