Vrau me armë zjarri qenin e një shtetasi në Laç, procedohet penalisht 35-vjeçari

Një 35-vjeçar në Laç është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka vrarë me armë zjarri qenin e një shtetasi.

Sipas njoftimit të Policisë, materialet janë referuar në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. K., 35 vjeç, banues në Laç, i cili dyshohet se ka qëlluar me pistoletën që e mbante me leje.

Arma e zjarrit, tip pistoletë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033