Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn: BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për Ukrainën në kushtet e luftës së vazhdueshme me Rusia.

Në një postim në rrjetin social X, Von der Leyen theksoi se Evropa vazhdon të qëndrojë pranë Ukrainës përballë asaj që ajo e cilësoi si “luftë agresioni të dhunshme” nga Rusia.

Ajo njoftoi gjithashtu se mbështetja financiare për Ukrainën do të vazhdojë, duke përfshirë një paketë prej 28.3 miliardë eurosh vetëm për këtë vit, e cila synon të mbulojë nevojat ushtarake të vendit.

Në bisedë u diskutua edhe procesi i integrimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Sipas saj, javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në rrugën e anëtarësimit.

Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht se mbështetja për Ukrainën mbetet një prioritet strategjik, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë politik dhe ushtarak.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033