Vizita e Ramës në Izrael, takime zyrtare dhe fjalim në Parlamentin izraelit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael për një vizitë zyrtare tre-ditore, nga 25 deri më 27 janar, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Ai shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Sipas programit zyrtar, më 26 janar Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim zyrtar me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ndjekur nga takimi i delegacioneve respektive dhe një deklaratë për mediat.

Në vijim të axhendës, Kryeministri Rama do të pritet në Knesset me ceremoni shtetërore, ku do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Knessetit, Amir Ohana, dhe do të firmosë Librin e Përshtypjeve.

Në orën 16:15 është parashikuar seanca plenare speciale e Knessetit, gjatë së cilës Kryeministri Rama do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit, në kuadër të një protokolli të posaçëm të aplikuar për udhëheqës të huaj.

Paralelisht, znj. Linda Rama do të zhvillojë aktivitete të veçanta, përfshirë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit dhe një takim me gratë parlamentare, në shoqërinë e bashkëshortes së Presidentit Isaac Herzog.

Më 27 janar, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, në prani të Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Vizita përfshin gjithashtu ndalesa simbolike në vendet kryesore fetare dhe historike të Jeruzalemit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033