Visar Robeli në emisionin “Ballafaqim” nga gazetari Besnik Sulejmani: Zvicra e investuar në mbrojtje, neutraliteti mbetet prioritet

Visar Robeli, përfaqësues i Lobit Euroatlantik Shqiptar nga Zvicra, ka deklaruar se ky shtet po rrit investimet në fushën e mbrojtjes, duke reflektuar në mënyrë të qartë prioritetet për sigurinë kombëtare në një periudhë të pasigurt globale.

Në një intervistë gjatë emisionit “Ballafaqim” të gazetarit Besnik Sulejmani, Robeli theksoi rolin e Zvicrës si një model për balancimin midis përgatitjes ushtarake dhe ruajtjes së neutralitetit politik.

I pyetur për shkaqet kryesore të konflikteve aktuale në botë, Robeli nënvizoi se faktorët ekonomikë dominojnë mbi ato gjeopolitike. “Në botën e sotme, interesat ekonomike janë shpesh në themel të konflikteve,-” tha ai, duke sjellë në vëmendje se lufta moderne shpesh përqendrohet te burimet natyrore dhe tregjet globale.

Duke folur për qëndrimin e Zvicrës, ai përmendi se ky vend mbetet strikt neutral në arenën ndërkombëtare. “Neutraliteti është një parim themelor për Zvicrën,-” tha Robeli.

Ai vuri theksin te roli i neutralitetit zviceran në lehtësimin e dialogut ndërkombëtar dhe krijimin e kushteve për zgjidhjen paqësore të konflikteve.

Përsa i përket investimeve në mbrojtje, Robeli shpjegoi se këto përpjekje synojnë të forcojnë sigurinë kombëtare të Zvicrës dhe të ruajnë aftësinë për të mbrojtur interesat e saj strategjike, pa devijuar nga neutraliteti tradicional.

Në fund, Robeli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe qasjes gjithëpërfshirëse për të trajtuar sfidat globale si ndryshimet klimatike, krizat ekonomike dhe tensionet rajonale, që shpesh bëhen katalizatorë për konflikte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera