Pas rrëshqitjeve masive të dherave dhe gurëve si pasojë e motit të keq, vijon puna intensive për zhbllokimin e aksit rrugor Qukës – Qafë Plloçë.
Mjetet e rënda dhe ekipet e emergjencës janë në terren, por për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikut të përsëritjes së rrëshqitjeve, aksi do të mbetet i bllokuar për të gjitha mjetet për të paktën 7 ditë të tjera.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin këtë segment dhe të përdorin rrugë alternative deri në një njoftim të dytë. Punimet do të vijojnë pa ndërprerje për të garantuar sigurinë dhe rikthimin e qarkullimit normal.