Vijon operacioni për izolimin e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës

Vijon operacioni për izolimin e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa flakët po përballohen nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca dhe dy helikopterë.

Nga ajri po ndërhyjnë dy helikopterë, të cilët po hedhin ujë në zonat e përfshira nga zjarri, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në masivin pyjor.

Në terren janë angazhuar 13 forca zjarrfikëse, 7 punonjës të Njësisë Administrative Lurë, 4 punonjës të Drejtorisë së Emergjencave të Bashkisë Dibër, 20 vullnetarë, 14 punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë së Bashkisë Dibër, si dhe 8 punonjës të ADZM Dibër.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033